Skip to content

Drejtuesi i motorit humb kontrollin dhe përplaset me karrocën, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Divjakë, ku një 55-vjeçar duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karrocë që ndodhej në anë të rrugës. 55-vjeçari është dërguar në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 14:00, në qytetin e Divjakës, shtetasi A. N., 55 vjeç, banues në Grabjan, duke drejtuar një motomjet tip “Yamaha” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karrocë që ndodhej në anë të rrugës.

55-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/faxweb