Nga Arch. Enea STAVRE | |
Shqipëria ka investuar në infrastrukturën rrugore duke krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe tregtisë. Edhe pse kostot e ndërtimit të rrugëve kanë qenë tepër të larta krahasuar me vendet e rajonit, cilësia e ndërtimit ka qenë e ulët duke mos përmbushur standartet e projektimit.
Infrastuktura rrugore përfshin të gjithakategoritë e rrugëve, objektet,strukturat, sistemet elektrike, sinjalistikat dhe shenjat (Masarova. J&Ivanova. E, 2013)
Infrastruktura rrugore është një aset financiar i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë, ku rol kyç ka projektimi i rrugëve me qëllim parandalimin e riskut të aksidenteve rrugore që vijnë nga problematikat infrastrukturore.Sipas Bahru J (2013) faktorët negativ të inxhinierisë rrugore përfshijnë ata ku një defekt rrugor shkakton drejtpërdrejtnjë përplasje, ku ndonjë element i mjedisit rrugor çorienton një përdorues të rrugës dhe në këtë mënyrë krijon gabimet njerëzore.
Ekzistojne tre faktorë që kontribuojnë në aksidentet rrugore ( Haddon. W , 1972):
- Faktorët njerzorë
- Faktorët e Automjeteve/ drejtuesve të autombjeteve
- Infrastruktura rrugore
Konfirmohet dhe nga Instat (2020) se një komponent i cili bëhet shkak për aksidente rrugore është cilësia e infrastrukturës rrugore.
Disa problematika të infrastrukturës rrugore në zonat urbane në Shqipëri jane:
- Cilësia e dobët e rrugëve (rrugë të dëmtuara)
- Mungesa e sinjalistikës
- Mungesa e ndriçimit të rrugëve në disa zona
- Mungesa e Rampave
- Zënia e trotuareve nga bizneset
Figura 1: kategoritë më të riskuar nga infrastruktura e dobët rrugore në Shqipëri

Ky grup i përket këmbësorëve të cilët gjënden në vështirësi për shkak se ato kanë nevojë për vëmëndje dhe kujdes të shtuar.Gjëndja paraqitet më e veshtirë për personat me aftësi të kufizuara (fizike, shqisore, mendore) të cilët përveç përjeshtimit social ato përjetojnë vështirësi në përshtatshmërinë fizike dhe aksesin në rrugë.
Rekomandime
- Investimet në infrastrukturën rrugore nëShqipëri janë një element i rëndësishëm sepse përfitimet e marra janë të drejtpërdrejta
- Krijimi një infrastrukture rrugore efikase në zonat urbane dhe rurale me qëllim që të përfitojnë të gjithë përdoruesit.
- Nevojitet ndërveprim të aktorëve institucional për të korrigjuar gabimet e infrastrukturës së dobët.
- Duhet të identifikohen problematikat nga ekspertët e fushës dhe të përqëndrohen në përmirësimin e dizenjimit të infrastrukturës rrugore duke eleminuar problematikat që rrisin riskun e aksidenteve.
- Menaxhimi dhe studimi i kujdesshëm duhet të jetë një nga prespektivat në të ardhmen për t’i dhënë shqiptarëve dhe veçanërisht grupeve vulnerabël cilësinë e rrugëve që meritojnë.
“INFRASTRUKTURA RRUGORE ËSHTË PASURI PUBLIKE
QË KËRKON MIRMBAJTJE DHE RINOVIM”
Referencë
- Masarova. J & Ivanova. E ., (2013) Importance of road infrastructure in the economic development andeconomics and management competitiveness 2013. 18 (2):264
- Haddon, W. 1972. A Logistic Framework for Categorizing Highway Safety Phenomena and Activity. The Journal of Trauma, Vol. 12, Lippincon Williams and Wilkins, Washington, DC:193
- Johor. B (2013) ., “Road Infrastructure” Transportation Research Alliance (TRA), Malaysia (UTM).
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.