Nga Arch. Enea STAVRE

Shqipëria  ka investuar në infrastrukturën rrugore duke krijuar mundësi për zhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe tregtisë. Edhe pse kostot e ndërtimit të rrugëve kanë qenë tepër të larta krahasuar me vendet  e rajonit, cilësia e ndërtimit ka qenë e ulët duke mos përmbushur standartet e projektimit.

Infrastuktura rrugore përfshin të gjithakategoritë e rrugëve, objektet,strukturat, sistemet elektrike, sinjalistikat dhe shenjat (Masarova. J&Ivanova. E, 2013)

Infrastruktura rrugore është një aset financiar  i rëndësishëm  për zhvillimin e shoqërisë, ku rol kyç ka projektimi  i rrugëve me qëllim parandalimin e riskut të aksidenteve rrugore që vijnë nga problematikat infrastrukturore.Sipas Bahru J (2013) faktorët negativ të inxhinierisë rrugore përfshijnë ata ku një defekt rrugor shkakton drejtpërdrejtnjë përplasje, ku ndonjë element i mjedisit rrugor çorienton një përdorues të rrugës dhe në këtë mënyrë krijon gabimet njerëzore.
Ekzistojne tre faktorë që kontribuojnë në aksidentet  rrugore ( Haddon. W , 1972):

  • Faktorët njerzorë
  • Faktorët e Automjeteve/ drejtuesve të autombjeteve
  • Infrastruktura rrugore

Konfirmohet dhe nga  Instat (2020) se një komponent i cili bëhet shkak për aksidente rrugore është cilësia e infrastrukturës rrugore.

Disa problematika të infrastrukturës rrugore në zonat urbane në Shqipëri jane:

  • Cilësia e dobët e rrugëve (rrugë të dëmtuara)
  • Mungesa e sinjalistikës
  • Mungesa e ndriçimit të rrugëve në disa zona
  • Mungesa e Rampave
  • Zënia e trotuareve nga bizneset

Figura 1: kategoritë më të riskuar nga infrastruktura e dobët rrugore në Shqipëri

Ky grup i përket këmbësorëve të cilët  gjënden në vështirësi për shkak se ato kanë nevojë për vëmëndje dhe kujdes të shtuar.Gjëndja paraqitet më e veshtirë për personat me aftësi  të kufizuara (fizike, shqisore, mendore) të cilët përveç përjeshtimit social ato përjetojnë vështirësi  në përshtatshmërinë fizike dhe aksesin në rrugë.

Rekomandime

  • Investimet në infrastrukturën rrugore nëShqipëri janë një element i rëndësishëm sepse përfitimet e marra janë të drejtpërdrejta
  • Krijimi një infrastrukture rrugore efikase në zonat urbane dhe rurale me qëllim që të përfitojnë të gjithë përdoruesit.
  • Nevojitet ndërveprim të aktorëve institucional për të korrigjuar gabimet e infrastrukturës së dobët.
  • Duhet të identifikohen problematikat nga ekspertët e fushës dhe të përqëndrohen në përmirësimin e dizenjimit të infrastrukturës rrugore duke eleminuar problematikat që rrisin riskun e aksidenteve.
  • Menaxhimi  dhe studimi i kujdesshëm duhet të jetë një nga prespektivat në të ardhmen për t’i dhënë shqiptarëve dhe veçanërisht grupeve vulnerabël cilësinë e rrugëve që meritojnë.

“INFRASTRUKTURA RRUGORE ËSHTË PASURI PUBLIKE
QË KËRKON MIRMBAJTJE DHE RINOVIM”

Referencë

  • Masarova. J & Ivanova. E ., (2013) Importance of road infrastructure in the economic development andeconomics and management competitiveness 2013. 18 (2):264
  • Haddon, W. 1972. A Logistic Framework for Categorizing Highway Safety Phenomena and Activity. The Journal of Trauma, Vol. 12, Lippincon Williams and Wilkins, Washington, DC:193
  • Johor. B (2013) ., “Road Infrastructure”    Transportation Research Alliance (TRA),  Malaysia (UTM).

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re