Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka njoftuar humbjen e një kushëriri të afërt si pasojë e virusit Covid-19. Përmes një postimi prekës në facebook, Ndreu bën me dije ndarjen nga jeta të Mark Gjokës.
“Model i një burri që vështirë t’i ngjash, jam i pikëlluar pafund për ikjen tënde”, shkruan Ndreu në facebook.
“Te qofte dheu i lehte Mark Gjoka ! Kusheriri im qe me ka impresionu gjithe jeten me burrnine, besnikerine, perkushtinin, dashamiresine dhe gjithcka pashe te ti ! Burre i rralle qe misheronte me te miren e shtepise se madhe te “Jakajve” ! Modeli i burrit qe eshte veshtire ti ngjash ! Jam i pikelluar pafund per ikjen tende, pas luftes se gjate me mortajen Covid ! Do na mungosh, por prehu i qete se na ke lene vlera burri qe sna le te harrojme”, shkruan Pjerin Ndreu.
/faxweb
