Skip to content

Covidi i merr jetën familjarit të ish-deputetit socialist: Model i një burri që vështirë t’i ngjash, jam i pikëlluar pafund për ikjen tënde

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka njoftuar humbjen e një kushëriri të afërt si pasojë e virusit Covid-19. Përmes një postimi prekës në facebook, Ndreu bën me dije ndarjen nga jeta të Mark Gjokës.

“Model i një burri që vështirë t’i ngjash, jam i pikëlluar pafund për ikjen tënde”, shkruan Ndreu në facebook.

“Te qofte dheu i lehte Mark Gjoka ! Kusheriri im qe me ka impresionu gjithe jeten me burrnine, besnikerine, perkushtinin, dashamiresine dhe gjithcka pashe te ti ! Burre i rralle qe misheronte me te miren e  shtepise  se madhe te “Jakajve” !  Modeli i burrit qe eshte veshtire ti ngjash ! Jam i pikelluar pafund per ikjen tende,  pas luftes se gjate me mortajen Covid ! Do na mungosh, por prehu i qete se na ke  lene  vlera burri qe sna le te harrojme”, shkruan Pjerin Ndreu.

 

/faxweb