Skip to content

Papa, patetik: Corona s’e mund dot Krishtlindjen!

Papa Françesku të dielën përcolli një mesazh tipik të ngarkuar me patetizëm fetar, për një Krishtlindje sipas tij të shpresës në një botë që lufton me pandemine e koronavirusit.

Duke përshëndetur besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku tha se një pemë e Krishtlindjes ishte vendosur në shesh dhe se po përgatitej një skenë e lindjes së Krishtit.

“Këto simbole të Krishtlindjeve vendosen gjithashtu në shumë shtëpi, për gëzimin e fëmijëve, por edhe të atyre që nuk janë më fëmijë. Ata janë simbole ose shenja shprese, veçanërisht në këto kohë të vështira,” tha Papa.

Ai u bëri thirrje besimtarëve të kapërcenin thjesht “simbolet” e Krishtlindjes dhe të pranonin “kuptimin” e tij të vërtetë, që do të thotë “Jezusi, dashuria për Zotin” dhe “mirësinë e tij të pafund” që ai i ka dhënë botës.

“Asnjë pandemi ose krizë nuk mund ta shuajë këtë dritë,” tha Papa.