Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vizituar mbrëmjen e sotme familjarët e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u ekzekutua nga ana e policisë së shtetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.
I riu u qëllua për vdekje nga efektivi i Reneas pasi u largua me vrap për t’i shpëtuar ndalimit për thyerjen e orës policore.
Gjate ngushëllimit në familjen Rasha, mësohet se kryetari demokrat e ka dënuar ashpër vrasjen e të riut, duke kërkuar “vënien para përgjegjësisë jo vetëm të atyre që kanë qëlluar mbi të, por mbi të gjithë strukturën drejtuese të policisë dhe kryeministrit, që arrogancën dhe brutalitetin e tij e ka injektuar në çdo hallkë të zinxhirit shtetëror”.
Basha i ka shprehur ngushëllimet e thella familjes Rasha për humbjen e pazëvendësueshme të djalit të tyre
/faxweb
