Skip to content

Vrasja e 25-vjeçarit nga policia, Basha shkon në banesën e familjes Rasha, ngushëllon familjarët dhe dënon ashpër krimin e rëndë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vizituar mbrëmjen e sotme familjarët e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, i cili u ekzekutua nga ana e policisë së shtetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

I riu u qëllua për vdekje nga efektivi i Reneas pasi u largua me vrap për t’i shpëtuar ndalimit për thyerjen e orës policore.

Gjate ngushëllimit në familjen Rasha, mësohet se kryetari demokrat e ka dënuar ashpër vrasjen e të riut, duke kërkuar “vënien para përgjegjësisë jo vetëm të atyre që kanë qëlluar mbi të, por mbi të gjithë strukturën drejtuese të policisë dhe kryeministrit, që arrogancën dhe brutalitetin e tij e ka injektuar në çdo hallkë të zinxhirit shtetëror”.

Basha i ka shprehur ngushëllimet e thella familjes Rasha për humbjen e pazëvendësueshme të djalit të tyre

/faxweb