Skip to content

VIDEO/ Shkodra ‘thyen’ karantinën, me qirinj në duar dhe në mes të shiut, qytetarët protestojnë për vrasjen e Klodjan Rashës nga policia

Qytetarët shkodran nuk i ka penguar as ora policore, por as reshjet e shiut që të dalin në tubim, në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i Reneas.

25-vjeçari u ekzekutua 50 metra larg banesës së tij, pasi u përpoq t’i largohej me vrap efektivit policor, i cili kërkonte ta ndalonte për thyerjen e orës policore. Rasha është qëlluar pas shpine me dy plumba një prej të cilëve i ka kapur zemrën duke qenë fatal për 25-vjeçarin.

Kujtojmë se nëpër rrjete sociale qytetarë të ndryshëm dhe aktivistë të shoqërisë civile, po organizohen për mbajtjen e një tjetër  tubimi paqësor, në shenjë proteste ndaj kësaj ngjarjeje të rëndë.

Protesta pritet të mbahet në ambientet para ministrisë së Brendshme në orën 16:30 të pasdites së nesërme dhe do të organizohet sipas protokolleve të pandemisë.

/faxweb