Skip to content

Kaos në kryeqytet, protestuesit i vendosin flakën pemës së Krishtlindjeve në sheshin Skënderbej (Çfarë po ndodh në Tiranë)

Protestuesit janë zhvendosur drejt  sheshit Skënderbej, ku po tentojnë t’i vendosin flakën pemës së Krishtlindjeve të vendosur nga Bashkia Tiranë për festat e fundvitit.

Efektivët policor kanë hedhur gaz lotsjellës nga taraca e Bashkisë për të bërë të mundur shpërndarjen e turmës.

Protesta ka filluar që prej orës 16:30 dhe është shoqëruar me tensione të shumta mes efektivëve policor dhe të rinjve, të cilët tentuan disa herë të mësynin në ambientet e kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Si pasojë e konfrontimit fizik kanë mbetur të plagosur disa efektiv dhe protestues, mes tyre dhe një gazetar.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.

/faxweb