Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar orët e fundit në mediat Italiane, ku ka sjellë shumë turbullira në stafin drejtues të ekipit të Lazio. . Sipas “Il Messaggero”, e ardhmja e drejtorit sportiv të Lazios, shqiptarit, Igli Tare është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Simeone iInzaghi. Ky i fundit ende nuk ka negociuar rinovimin me presidentin e klubit Claudio Lotiton, teksa shihet si një kandidat për të marrë drejtimin e Interit, në rast se zikaltërit vendosin të shkarkojnë trajnerin Konte.
Të njëjtën rrugë mund të ndjek edhe shqiptari që mund të bëhet kështu drejtori spotiv te Interi duke marrë vendin e Piero Auzilios që duket pranë largimit.
Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Tares, që është vlerësuar sezonet e fundit si një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Itali.
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb
