Skip to content

Lazio në ankth, Tare dhe Inzaghi “presin” biletat për milano, interi i vë fshesën Contes

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar orët e fundit në mediat Italiane, ku ka sjellë shumë turbullira në stafin drejtues të ekipit të Lazio. . Sipas “Il Messaggero”, e ardhmja e drejtorit sportiv të Lazios, shqiptarit, Igli Tare është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Simeone iInzaghi. Ky i fundit ende nuk ka negociuar rinovimin me presidentin e klubit Claudio Lotiton, teksa shihet si një kandidat për të marrë drejtimin  e Interit, në rast se zikaltërit vendosin të shkarkojnë trajnerin Konte.

Të njëjtën rrugë mund të ndjek edhe shqiptari që mund të bëhet kështu drejtori spotiv te Interi duke marrë vendin e Piero Auzilios që duket pranë largimit.

Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Tares, që është vlerësuar sezonet e fundit si një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Itali.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb