Në protestën e dytë që po zhvillohet në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, ka pasur sërish tensione. Qytetarët janë përplasur me protestuesit
Të mbledhur para Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë prishur murin rrethues të ministries dhe kanë goditur me gurë efektivët e policisë, e për pasojë këta të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
