Skip to content

Përshkallëzohet situata/ Protestuesit qëllojnë me gurë efektivët, përdoret gaz lotsjellës

Në protestën e dytë që po zhvillohet në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, ka pasur sërish tensione.  Qytetarët janë përplasur me protestuesit

Të mbledhur para Ministrisë së Brendshme, protestuesit kanë prishur murin rrethues të ministries dhe kanë goditur me gurë efektivët e policisë, e për pasojë këta të fundit kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.