Nga: Albert Nesimi

Kemi 30 vite demokraci, por asgjë për të rinjtë shqiptarë . Asnjë  përkrahje për ta.Cdo i ri i cili mbaron arsimin e lartë , përballet me një  treg pune jo efektiv, pra një  i ri i cili përfundon studimet e tij për juridik apo mjekësi, ata përfundojnë  në  ndërtim apo thjeshtë një kamarier.

Liria e punës dhe e drejta për punë janë sanksionuar në  nenin 49 të  Kushtetutës, pra secili individ ka të  drejtë  që të zgjedhë profesionin e vet, në  bazë të Arsimit që ka. Por në Shqipëri, sa realizohet kjo?

Aspak, sepse në qoftë se nuk ke një teser partie, t’i përfundon mes katër rrugëve. Ngelesh thjeshtë  një i shkolluar, por i pa shpresë për punë .

Një  problematik tjetër është nxitja e të rinjve për punësim.Politikat shtetërore të punësimit propozohen nga këshilli I Ministrave dhe miratohen nga Parlamenti. Ky ligj ka për qëllim nxitjen e punësimit, nëpërmjet trajnimeve apo kurseve profesionale. Mendoj që është ligji më i saktë nga ana profesionale që i duhet të rinjve, por i pa realizueshëm në tregun  e punës .

Por ku cedon ky ligj?

Ky ligj cedon te drejtuesit që ka në çdo zyrë punësimi, e cila të riun që  përfundon studimet e tij të  larta për ekonomi, juridik apo mjekësi, e trajnon në kurse profesionale, siç janë  parukierë , saldator apo punëtor i thjeshtë . Këtu qëndron problemi.

Si mundet një  individ I caktuar i cili harxhon të paktën 12 milionë  të  vjetra për shkollim, dhe në fund trajnohet për një  kategori tjetër që  nuk i përshtatet tregut të punës së  tij.

Ky është problem serioz, por i anashkaluar nga Instancat përkatëse që  shkelin ligjin me dy këmbë .

Një mbrojtje të veçantë  në fushën e punësimit gëzojnë  personat me aftësi të kufizuar. Edhe kjo kategori ka të drejtë  që të punësohët në  administratë  shtetërore apo private, e cila është  një e mirë publike.

POR SI ËSHTË REALITETI SHQIPTAR?

Cilat janë arsyet që një individ i cili është i aftë mendërisht, por jo fizikisht, që  edhe ai të marrë të drejtën që i takon?

Pse diskriminohen njerëz të  tillë , ku ndërkohë kemi ligjin që e dënon diskriminimin në  të gjitha format e saj, në rrethin tonë  shoqëror?

Një probem tjetër është edhe kontrata dhe paga e punës. Kjo në  fakt është për institucionet private, të  cilët punëdhënësit i vendosin kushtet e punës si të duan dhe punëmarrësi  i cili firmos kontratën, nuk i lexon fare detyrat apo detyrimet që  ka ndaj punës që do kryej, Paga në  Institucionet private, është ndër pakënaqësitë  më  të  shumta që  mund të  hasim.

Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore problem në  vete.

Por problem qëndron; Pse punemarrësit nuk ankohen në  Institucionet më të larta?

Përgjigja është e thjeshtë : S’ka besim te Drejtësia.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re