Nga: Albert Nesimi
Kemi 30 vite demokraci, por asgjë për të rinjtë shqiptarë . Asnjë përkrahje për ta.Cdo i ri i cili mbaron arsimin e lartë , përballet me një treg pune jo efektiv, pra një i ri i cili përfundon studimet e tij për juridik apo mjekësi, ata përfundojnë në ndërtim apo thjeshtë një kamarier.
Liria e punës dhe e drejta për punë janë sanksionuar në nenin 49 të Kushtetutës, pra secili individ ka të drejtë që të zgjedhë profesionin e vet, në bazë të Arsimit që ka. Por në Shqipëri, sa realizohet kjo?
Aspak, sepse në qoftë se nuk ke një teser partie, t’i përfundon mes katër rrugëve. Ngelesh thjeshtë një i shkolluar, por i pa shpresë për punë .
Një problematik tjetër është nxitja e të rinjve për punësim.Politikat shtetërore të punësimit propozohen nga këshilli I Ministrave dhe miratohen nga Parlamenti. Ky ligj ka për qëllim nxitjen e punësimit, nëpërmjet trajnimeve apo kurseve profesionale. Mendoj që është ligji më i saktë nga ana profesionale që i duhet të rinjve, por i pa realizueshëm në tregun e punës .
Por ku cedon ky ligj?
Ky ligj cedon te drejtuesit që ka në çdo zyrë punësimi, e cila të riun që përfundon studimet e tij të larta për ekonomi, juridik apo mjekësi, e trajnon në kurse profesionale, siç janë parukierë , saldator apo punëtor i thjeshtë . Këtu qëndron problemi.
Si mundet një individ I caktuar i cili harxhon të paktën 12 milionë të vjetra për shkollim, dhe në fund trajnohet për një kategori tjetër që nuk i përshtatet tregut të punës së tij.
Ky është problem serioz, por i anashkaluar nga Instancat përkatëse që shkelin ligjin me dy këmbë .
Një mbrojtje të veçantë në fushën e punësimit gëzojnë personat me aftësi të kufizuar. Edhe kjo kategori ka të drejtë që të punësohët në administratë shtetërore apo private, e cila është një e mirë publike.
POR SI ËSHTË REALITETI SHQIPTAR?
Cilat janë arsyet që një individ i cili është i aftë mendërisht, por jo fizikisht, që edhe ai të marrë të drejtën që i takon?
Pse diskriminohen njerëz të tillë , ku ndërkohë kemi ligjin që e dënon diskriminimin në të gjitha format e saj, në rrethin tonë shoqëror?
Një probem tjetër është edhe kontrata dhe paga e punës. Kjo në fakt është për institucionet private, të cilët punëdhënësit i vendosin kushtet e punës si të duan dhe punëmarrësi i cili firmos kontratën, nuk i lexon fare detyrat apo detyrimet që ka ndaj punës që do kryej, Paga në Institucionet private, është ndër pakënaqësitë më të shumta që mund të hasim.
Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore problem në vete.
Por problem qëndron; Pse punemarrësit nuk ankohen në Institucionet më të larta?
Përgjigja është e thjeshtë : S’ka besim te Drejtësia.
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



