Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad, përmes një postimi në Twitter ka dënuar ndalimin e gazetarëve Xhoi Malesia dhe Qamil Xhani teksa po raportonin nga protesta në Tiranë. Ambasadorja thekson se gazetarët duhet të jenë të lirë nga dhuna dhe kërcënimet për të bërë punën e tyre çdo ditë të vitit.
Postimi i plotë në Twitter: Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe kërcënimet çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën.
/faxweb
