Skip to content

Ndalimi i gazetarëve në protestë, reagon ‘ashpër’ ambasadorja suedeze: Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se…

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad, përmes një postimi në Twitter ka dënuar ndalimin e gazetarëve Xhoi Malesia dhe Qamil Xhani teksa po raportonin nga protesta në Tiranë. Ambasadorja thekson se gazetarët duhet të jenë të lirë nga dhuna dhe kërcënimet për të bërë punën e tyre çdo ditë të vitit.

Postimi i plotë në Twitter: Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe kërcënimet çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën.

/faxweb