Pas protestave të dhunshme në Tiranë reperi Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është shpallur në kërkim nga policia.
Pavarësisht kësaj çdo ditë nuk kanë munguar kërcënimet dhe ultimatumet nga arratia të reperit për policinë dhe politikën shqiptare.
Stresi fillimisht u fsheh në Kosovë dhe këtë e ka treguar dhe në një intervistë për ‘Prive’ ku ka falenderuar miqtë që e ndihmuan të shkonte deri në shtetin fqinj.
Mesa duket Stresi ka kaluar një kohë të mirë në Kosovë ku së bashku me miqtë të cilët nuk i nxjerr me fytyrë ka pirë, thyer gota si dhe janë argëtuar me muzikë të mirë.
Stresi shihet të mbajë në dorë kallashnikov të cilin nuk e lëshon nga dora për asnjë moment.
Ndërkohë reperi është në kërkim nga policia e shtetit. Pavarësisht se ai ka treguar vendndodhjen efektivët ende nuk kanë mundur ta lokalizojnë atë./ tema
