Skip to content

VIDEO/ “Stresi” sfidon nga Kosova me kallash në dorë e gota të thyera, policia vendore s’lëviz “gishtin”: Faleminderit për mikpritjen

 

Pas protestave të dhunshme në Tiranë reperi Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, është shpallur në kërkim nga policia.

Pavarësisht kësaj çdo ditë nuk kanë munguar kërcënimet dhe ultimatumet nga arratia të reperit për policinë dhe politikën shqiptare.

Stresi fillimisht u fsheh në Kosovë dhe këtë e ka treguar dhe në një intervistë për ‘Prive’ ku ka falenderuar miqtë që e ndihmuan të shkonte deri në shtetin fqinj.

Mesa duket Stresi ka kaluar një kohë të mirë në Kosovë ku së bashku me miqtë të cilët nuk i nxjerr me fytyrë ka pirë, thyer gota si dhe janë argëtuar me muzikë të mirë.

Stresi shihet të mbajë në dorë kallashnikov të cilin nuk e lëshon nga dora për asnjë moment.

Ndërkohë reperi është në kërkim nga policia e shtetit. Pavarësisht se ai ka treguar vendndodhjen efektivët ende nuk kanë mundur ta lokalizojnë atë./ tema