“Shërohuni shpejt, Thomas Seitz. Shpresoj që pas shërimit tuaj të plotë të pushoni së bërë propagandën kundër masave për të përmbajtur pandeminë”, shkruan në Tëitter Matthias Hauer, deputeti gjerman i CDU, partia e Kancelares Angela Merkel.
Këtë mesazh Hauer ja dërgon kolegut të tij Thomas Seitz, një deputet i partisë së ekstremit të djathtë AfD .
Në Bundestag (parlamenti gjerman) ku mbajtja e maskës është e detyrueshme, deputeti Seitz pretendoi të përdorte njëmaskë me vrima në shenjë proteste. Seitz më pas doli pozitiv për Covid , ndërkohë që shtrimi në spital ishte i nevojshëm për të.
Gjatë seancës në të cilën ai mbante maskën e shpuar Claudia Roth (Verdi), nënkryetare e Bundestag, e kishte qortuar atë dhe më pas i kishte ofruar një maskë Ffp2.
Deputeti e refuzoi atë “sepse ishte e ndotur”, por duket se tashmë gjërat janë përkeqësuar, dhe mbetet për tu parë nëse ligjëvënësi gjerman do të zëjë mend pas eksperiencës me Covid.
/faxweb
