Skip to content

Shkoi në Kuvend me maskë me vrima, deputeti përfundon në spital pas infektimit. E thumbon kolegu: Shpresoj që pas shërimit…

“Shërohuni shpejt, Thomas Seitz. Shpresoj që pas shërimit tuaj të plotë të pushoni së bërë propagandën kundër masave për të përmbajtur pandeminë”, shkruan në Tëitter Matthias Hauer, deputeti gjerman i CDU, partia e Kancelares Angela Merkel.

Këtë mesazh Hauer ja dërgon kolegut të tij Thomas Seitz, një deputet i partisë së ekstremit të djathtë AfD .

Në Bundestag (parlamenti gjerman) ku mbajtja e maskës është e detyrueshme, deputeti Seitz pretendoi të përdorte njëmaskë me  vrima  në shenjë proteste.  Seitz më pas doli pozitiv për Covid , ndërkohë që shtrimi në spital ishte i nevojshëm për të.

Gjatë seancës në të cilën ai mbante maskën e shpuar Claudia Roth (Verdi), nënkryetare e Bundestag, e kishte qortuar atë dhe më pas i kishte ofruar një maskë Ffp2.

Deputeti e refuzoi atë “sepse ishte e ndotur”, por duket se tashmë gjërat janë përkeqësuar, dhe mbetet për tu parë nëse ligjëvënësi gjerman do të zëjë mend pas eksperiencës me Covid.

/faxweb