Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka fituar betejën me virusin Covid-19 dhe ditën e sotme është kthyer në Shqipëri.
Besimtarët e kanë pritur Imzot Anastasin me lule.
Ai ndodhej në një nga spitalet e Athinës për kurim, ku me 23 nëntor e ka lënë spitalin dhe vetëm 3 ditë para Krishlindjeve ka arritur në Shqipëri për t’i kaluar ato pranë besimtarëve shqiptarë.
Një avion ambulancë i ushtrisë u nis nga Greqia për në Tiranë për ta marrë kryepeshkopin në spital drejt Athinës, ku dhe arriti të mposhtte Covidin.
/faxweb
