Skip to content

Fiton betejën me Covid-19 Kryepeshkopi Janullatos, pritet me lule në Shqipëri

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos ka fituar betejën me virusin Covid-19 dhe ditën e sotme është kthyer në Shqipëri.

Besimtarët e kanë pritur Imzot Anastasin me lule.

Ai ndodhej në një nga spitalet e Athinës për kurim, ku me 23 nëntor e ka lënë spitalin dhe vetëm 3 ditë para Krishlindjeve ka arritur në Shqipëri për t’i kaluar ato pranë besimtarëve shqiptarë.

Një avion ambulancë i ushtrisë u nis nga Greqia për në Tiranë për ta marrë kryepeshkopin në spital drejt Athinës, ku dhe arriti të mposhtte Covidin.

/faxweb