Skip to content

VIDEO/ Policia bastis “çerdhen” e shqiptarëve në Spanjë, thasë me drogë, armë dhe kamionë me rimorkio frigoriferike

 

Policia Spanjolle ka vënë në pranga  gjashtë persona, pesë prej të cilëve me origjinë shqiptare dhe një spanjoll të cilët u arrestuan në Malaga në kuadër të një operacioni të koduar “Limit”. Nga ky operacion i realizuar nga autoritete spanjolle u sekuestruan 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta, një makinë e vjedhur, një kamion, një rimorkio frigoriferike me fund të dyfishtë, 5350 euro si dhe dokumente të falsifikuara.

Sipas informacioneve, mësohet se grupi u godit në një depo industriale në Málaga.

Nga hetimet u zbuluan dy ndërtesa të përdorura si plantacione droge në Malaga dhe Granada dhe një bazë e tretë, depo industriale po në Málaga. Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinë teksa po fusnin drogën në pjesën e poshtme, fundin e dyfishtë të rimorkios frigoriferike. Dy të tjerët u kapën në hyrje të godinës që e kishin kthyer në plantacion droge.