Policia Spanjolle ka vënë në pranga  gjashtë persona, pesë prej të cilëve me origjinë shqiptare dhe një spanjoll të cilët u arrestuan në Malaga në kuadër të një operacioni të koduar “Limit”. Nga ky operacion i realizuar nga autoritete spanjolle u sekuestruan 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta, një makinë e vjedhur, një kamion, një rimorkio frigoriferike me fund të dyfishtë, 5350 euro si dhe dokumente të falsifikuara.

Sipas informacioneve, mësohet se grupi u godit në një depo industriale në Málaga.

Nga hetimet u zbuluan dy ndërtesa të përdorura si plantacione droge në Malaga dhe Granada dhe një bazë e tretë, depo industriale po në Málaga. Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinë teksa po fusnin drogën në pjesën e poshtme, fundin e dyfishtë të rimorkios frigoriferike. Dy të tjerët u kapën në hyrje të godinës që e kishin kthyer në plantacion droge.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re