Skip to content

Durrësi nën ujë, makina përfshihet nga flakët gjatë orëve të natës, pamje nga vendngjarja

Një makinë është djegur gjatë natës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit bregdetar,  i cili prej mbrëmjes së djeshme gjendet nën ujë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Policia ndodhet ne vendngjarje, por ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimtë apo është provokuar nga ndonjë shkëndije elektrike.

Njoftimi paraprak i Policise: Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.

/faxweb