Një makinë është djegur gjatë natës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit bregdetar, i cili prej mbrëmjes së djeshme gjendet nën ujë si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.
Policia ndodhet ne vendngjarje, por ende nuk dihet nëse zjarri është i qëllimtë apo është provokuar nga ndonjë shkëndije elektrike.
Njoftimi paraprak i Policise: Më datë 31.12.2020, në orën 06:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka marë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marë flakë nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e ngjarjes.
/faxweb
