Skip to content

Rrëshqitje të dherave në Norvegji, të paktën 10 të zhdukur

Të paktën 10 persona janë zhdukur sot pas rrëshqitjes së tokës në qytetin Ask të Norvegjisë.

“Ne besojmë me siguri të konsiderueshme se ka njerëz në zonën e rrëshqitjes së tokës”, u tha gazetarëve Roger Pettersen, menaxheri i operacioneve të shpëtimit.

Rrëshqitja shembi disa ndërtesa ndërsa policia e përcaktoi atë si një “katastrofë”, ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan gjatë natës megjithë kushteve të vështira.

Të paktën 10 persona po ashtu u lënduan, një me dëmtime serioze dhe rreth 1.000 të tjerë u evakuuan nga zona e rrëshqitjes.

Sipas mediave lokale, policia raportet e para i mori të mërkurën në mëngjes rreth orës 4 të mëngjesit dhe të gjitha shërbimet e urgjencës, përfshirë ambulancat, helikopterët, policinë, ushtrinë dhe Kryqin e Kuq u vendosën në qytetin e vogël norvegjez, 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit Oslo.