Reshjet intensive të shiut të ditëve të fundit kanë bërë që shumë zonë në vend të jenë në prag të përmbytjes ose janë të përmbytura tashmë.
Si pasojë e shirave intensivë, pompat e ujit pranë urës së Dajlanit kanë shpërthyer duke shkaktuar përmbytje të madhe në zonë.
Pompat janë një investim prej 5 milionë euro, i bërë përpara një viti, por që me sa duket nuk është i një cilësie që korrespondon me shifrën e prokurimit publik.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, shpërthimi i pompave ka shkaktuar përmbytje totale të rrugës dhe të godinave aty pranë.
/faxweb



