Skip to content

Investim prej 5 milionë euro i një viti më parë, shpërthejnë pompat e ujit te “Ura e Dajlanit”, përmbytet e gjithë zona

ura dajlanit

Reshjet intensive të shiut të ditëve të fundit kanë bërë që shumë zonë në vend të jenë në prag të përmbytjes ose janë të përmbytura tashmë.

Si pasojë e shirave intensivë, pompat e ujit pranë urës së Dajlanit kanë shpërthyer duke shkaktuar përmbytje të madhe në zonë.

Pompat janë një investim prej 5 milionë euro, i bërë përpara një viti, por që me sa duket nuk është i një cilësie që korrespondon me shifrën e prokurimit publik.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, shpërthimi i pompave ka shkaktuar përmbytje totale të rrugës dhe të godinave aty pranë.

/faxweb