Skip to content

DEASH merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Bagdad që shkaktoi 32 humbje jete

Organizata terroriste DAESH mori përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist që shkaktoi 32 të vdekur dje në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Në një deklaratë, grupi terrorist tha se qëndrojnë pas sulmit të dyfishtë vetëvrasës në qendër të Bagdadit.

32 persona humbën jetën dhe 110 të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në Sheshin Tayaran të kryeqytetit irakian.