Organizata terroriste DAESH mori përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist që shkaktoi 32 të vdekur dje në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Në një deklaratë, grupi terrorist tha se qëndrojnë pas sulmit të dyfishtë vetëvrasës në qendër të Bagdadit.
32 persona humbën jetën dhe 110 të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në Sheshin Tayaran të kryeqytetit irakian.
