Pas Beratit, edhe në Vlorë ka pasur një largim masiv të të rinjve të LRI dhe anetaresh te LSI të cilët i janë bashkuar PS.
Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri shprehet se bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste.
“Një tjetër grup i gjërë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë.
Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste.
Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës”, shkruan Gjiknuri ne rrjetin social.
Drejtuesi politik i PS per qarkun e Vlores Damian Gjiknuri eshte vene disa here nen goditjen e Presidentit Ilir Meta!
Me sa duket sot i eshte “pergjigjur” jo me fjale, por duke deklaruar kalimin e nje grupi te rinjsh te LRI dhe anetaresh te LSI drejt PS.
