Skip to content

Gjiknuri i “përgjigjet” Metës nga Vlora: Një grup anëtarësh të LSI largohen dhe i bashkohen PS, votohemi masivisht më 25 prill

Gjiknuri meta

Gjiknuri metaPas Beratit, edhe në Vlorë ka pasur një largim masiv të të rinjve të LRI dhe anetaresh te LSI të cilët i janë bashkuar PS.

Drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri shprehet se bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste.

“Një tjetër grup i gjërë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë.

Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste.

Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës”, shkruan Gjiknuri ne rrjetin social.

Drejtuesi politik i PS per qarkun e Vlores Damian Gjiknuri eshte vene disa here nen goditjen e Presidentit Ilir Meta!

Me sa duket sot i eshte “pergjigjur” jo me fjale, por duke deklaruar kalimin e nje grupi te rinjsh te LRI dhe anetaresh te LSI drejt PS.