Skip to content

Tërheqja e Tramp nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin, Brukseli: ne do e ruajmë!

BE e ka pritur me pezm vendimin përfundimtar të  Trump për ta anolluar Marrëveshjen Bërthamore me Iranin, arritur nën Administratën Obama.

Për më tepër, Brukseli zyrtar është shprehur për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht kthesës së Trump, paralajmëruar kohë më parë.

“BE është e vendosur që ta ruajë marrëveshjen”, tha gruaja në krye të diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

I vendosur u shfaq dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, kur tha se BE do të veprojë në mënyrë unike ndaj marrëveshjes së cënuar nga Trump.