BE e ka pritur me pezm vendimin përfundimtar të  Trump për ta anolluar Marrëveshjen Bërthamore me Iranin, arritur nën Administratën Obama.

Për më tepër, Brukseli zyrtar është shprehur për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht kthesës së Trump, paralajmëruar kohë më parë.

“BE është e vendosur që ta ruajë marrëveshjen”, tha gruaja në krye të diplomacisë europiane, Federica Mogherini.

I vendosur u shfaq dhe Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, kur tha se BE do të veprojë në mënyrë unike ndaj marrëveshjes së cënuar nga Trump.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re