Sali Berisha ka qetësuar aleatin e tij Ilir Meta, pas tërbimit live në një emision, ku deklaroi se do priste duar e do jepte dorëheqjen si president, nëse Rama fiton zgjedhjet.
Berisha e ftoi Metën të rri i qetë, pasi është e sigurtë 100 përqind që Rama humb zgjedhjet.
“Shqetësimi madhor për Europën dhe botën është lidhja e Edi Ramës me krimin.
Ishte e rëndë për ne shqiptarët kur Borrell e Varhelyi ngrinin si çështje kryesore inkriminimin e kandidatëve.
Presidenti Meta është 100% i sigurt që Edi Rama i humb zgjedhjet”, iu drejtua Berisha aleatit të tij Meta, nga televizioni i të birit.
