Skip to content

Berisha qetëson Ilir Metën, pas tërbimit live: Mos u shqetëso, 100 % e sigurtë që Rama humb zgjedhjet

Sali Berisha ka qetësuar aleatin e tij Ilir Meta, pas tërbimit live në një emision, ku deklaroi se do priste duar e do jepte dorëheqjen si president, nëse Rama fiton zgjedhjet.

Berisha e ftoi Metën të rri i qetë, pasi është e sigurtë 100 përqind që Rama humb zgjedhjet.

“Shqetësimi madhor për Europën dhe botën është lidhja e Edi Ramës me krimin.

Ishte e rëndë për ne shqiptarët kur Borrell e Varhelyi ngrinin si çështje kryesore inkriminimin e kandidatëve.

Presidenti Meta është 100% i sigurt që Edi Rama i humb zgjedhjet”, iu drejtua Berisha aleatit të tij Meta, nga televizioni i të birit.