Skip to content

‘Klodian Rasha u vra me dashje dhe nuk kishte armë me vete’, prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e të riut, i komunikon akuzën në qeli policit Nevaldo Hajdaraj

Tre muaj pas vrasjes së Klodian Rashës në Rrugën ‘Dritan Hoxha’, Prokuroria e Tiranës i ka komunikuar akuzën efektivit Nevaldo Hajdaraj.

Akuza e re sipas burimeve nga Prokuroria e Tiranës është ajo e ‘vrasjes me dashje’. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se Rasha ishte i paarmatosur dhe se arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e përshtatshme edhe per armë zjarri nuk ishte e viktimës.

Pas ekspertizës rezulton se arma nuk ishte e Rashës pasi nuk ka asnjë gjurmë të tij si papilare ashtu edhe ADN-je.

Policit të arrestuar për këtë ngjarje Nevaldo Hajdaraj, i është komunikuar akuza një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e ‘vrasjes në kapërcimin e kufijve të mbrojtjes së nevojshme’.

Hetimet zbuluan se vrasja ishte kryer me dashje dhe se mund të evitohej nga efektivi. Brenda pak ditëve dosja do te përfundojë në Gjykatën e Tiranës për ta gjykuar e dënuar Nevaldon për ‘vrasje me dashje’.

/faxweb