Skip to content

Banesa e rrënuar nga tërmeti, por përjashtohen nga skema e rindërtimit/ Këlliçi: Janë shumë familje që i kanë lënë mes katër rrugëve

Një familje në fshatin Kërçuk të Njësisë Administrative Ndroq të Tiranës, takoi drejtuesin politik të PD në këtë zonë, Belind Këlliçi, për të ndarë shqetësimin e tyre që i mundon prej tërmetit të parë të Shtatorit 2019.

Kjo familje qëndron ende në banesën e dëmtuar plotësisht si e vetmja mundësi për strehim.

Jetët e tyre vazhdojnë të jenë të rrezikuara brenda një banese që mund të shembet nga çasti në çast.

I njohur me situatën e kësaj familjeje, Belind Këlliçi kërkoi të informohej prej tyre se cilat institucione përgjegjëse për rindërtimin janë paraqitur për inspektimin e kësaj banese.

“Askush nuk ka ardhur në shtëpinë tonë”, u shpreh i revoltuar kryefamiljari.

“Na përbuzin”, vazhdoi ai, duke treguar rastet e trajtimit preferencial në fshatin Kërçuk, ku sipas tij, janë shpërdoruar fondet e rindërtimit deri për blerje automjetesh për përdorim vetjak.

“Na kanë hequr edhe ndihmën ekonomike prej 30 mijë lekësh”, shtoi zonja e shtëpisë duke treguar ambientet e brendshme të banesës.

Të gjendur pa ndihmë nga shteti, familjarët presin me shpresë 25 prillin si mundësi për të ndryshuar realitetin e tyre.

“8 vjet rrena që e kanë lënë Shqipërinë në vendnumëro” u shpreh Këlliçi nga brenda banesës. “E vetmja mënyrë është t’i largojmë bashkë më 25 prill”, kërkoi ai.

POSTIMI I PLOTE

Për llogari të kujt punon ti Erion? Për interesin publik jo e jo. 300 familje në Unazën e Re rrezikojnë të mbesin pa shtëpi!

Devijimin e lumit Lana për interesa klienteliste e quajnë “rehabilitim”.

Rehabilitim të kujt? Për kë? Për të gllabëruar tokën që t’i bësh gropën e ta bësh kullë? Maskara!