Skip to content

Nga Duma te Bardhi dhe Vokshi, karikaturisti Kapexhiu: Basha ka djem e vajza të reja që janë shkolluar jashtë dhe të zotë në punën e tyre, nuk do vjedhin

Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka komentuar skuadrën e Lulzim Bashës për 25 prillin.

I ftuar në PolitikOn, ai u shpreh se në skalionin e Bashës ka djem dhe vajza të reja që janë shkolluar jashtë dhe këtu që sipas tij janë shumë të zotë në punën e tyre.

“Në skalionin e Bashës ka djem dhe vajza të reja që janë shkolluar jashtë dhe këtu që janë shumë të zotë në punën e tyre.

Ata shumë shpejt, duke pasur afër edhe këta specialistët e vjetër, do të mësojnë.Basha dhe Kryemadhi do të propozojë emrat që njohin.

Unë mendoj se për një post ministri të jenë 3-4 njerëz profesionistë, për t’i zgjedhur për vlerat e tyre. Nëse në një ndërmarrje nuk vjedh drejtori, nuk guxon askush, sepse vjedhja vjen nga sipër”, thotë Kapexhiu. (TemA)