Karikaturisti Bujar Kapexhiu ka komentuar skuadrën e Lulzim Bashës për 25 prillin.

I ftuar në PolitikOn, ai u shpreh se në skalionin e Bashës ka djem dhe vajza të reja që janë shkolluar jashtë dhe këtu që sipas tij janë shumë të zotë në punën e tyre.

“Në skalionin e Bashës ka djem dhe vajza të reja që janë shkolluar jashtë dhe këtu që janë shumë të zotë në punën e tyre.

Ata shumë shpejt, duke pasur afër edhe këta specialistët e vjetër, do të mësojnë.Basha dhe Kryemadhi do të propozojë emrat që njohin.

Unë mendoj se për një post ministri të jenë 3-4 njerëz profesionistë, për t’i zgjedhur për vlerat e tyre. Nëse në një ndërmarrje nuk vjedh drejtori, nuk guxon askush, sepse vjedhja vjen nga sipër”, thotë Kapexhiu. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re