Kryeministri Edi Rama ka deklaruar senesër ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.
“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.
Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe të gjithëve që punuat për të arritur deri aty.
Tani do të fokusohemi te marrëveshja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, qytetarë të jashtëzakonshëm që nderojnë miqësinë dhe vëllazërinë shqiptaro-italiane që punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane prej shumë vitesh”, shkruan Rama.
(TemA)
