Skip to content

“Më në fund!”, Italia njeh patentat shqiptare, Rama: Tani do të fokusohemi te marrëveshja e pensioneve të shqiptarëve në Itali

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar senesër ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe të gjithëve që punuat për të arritur deri aty.

Tani do të fokusohemi te marrëveshja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në Itali, qytetarë të jashtëzakonshëm që nderojnë miqësinë dhe vëllazërinë shqiptaro-italiane që punojnë dhe kontribuojnë në ekonominë italiane prej shumë vitesh”, shkruan Rama.

(TemA)