Skip to content

“A duhet të ikë Basha nëse s’fiton?” Berisha kërcënon: Humbja e pamundur! PD e PS asnjëherë s’do bëjnë koalicion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i pyetur nëse Basha duhet të japë dorëheqjen nëse nuk fiton zgjedhjet e 25 prillit ka thënë se humbja e tij është e pamundur.

I ftuar në ‘Frontline’, Berisha ka thënë ndër të tjera se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk mund të bëjnë kurrë kualicion së bashku.

Pyetje: A duhet të tërhiqet Basha nga nëse nuk fiton?

Berisha: Unë jam njeri që kam qenë betuar që po i humba zgjedhjet do të largohem. Më duket e pamundur që Basha të humb. 

Edi Rama ka shumë probleme të mëdha, nuk mund të bashkohet me Bashën. PD dhe PS, nuk mund të kenë koalicion bashkë.