Ish-kryeministri, Sali Berisha, i pyetur nëse Basha duhet të japë dorëheqjen nëse nuk fiton zgjedhjet e 25 prillit ka thënë se humbja e tij është e pamundur.
I ftuar në ‘Frontline’, Berisha ka thënë ndër të tjera se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk mund të bëjnë kurrë kualicion së bashku.
Pyetje: A duhet të tërhiqet Basha nga nëse nuk fiton?
Berisha: Unë jam njeri që kam qenë betuar që po i humba zgjedhjet do të largohem. Më duket e pamundur që Basha të humb.
Edi Rama ka shumë probleme të mëdha, nuk mund të bashkohet me Bashën. PD dhe PS, nuk mund të kenë koalicion bashkë.
