Detaje të reja nga vdekja e këngëtarit dhe klarinetistit Vasil Konomi në fshatin Goranxi të Dropullit kanë dalë në dritë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Mësohet se Konomi kishte fjetur me makinën e ndezur dhe kishte qenë në gjendje të dehur.
Ai është gjetur i pajetë pranë makinës, ndërsa makina ishte ende e ndezur. Konomi jetonte me prindërit që e kanë kërkuar, dhe pas 24 orësh ishte kunati që kallëzoi në Polici për humbje personi.
Dyshohet se Konomi është helmuar nga gazrat e makinës ndërkohë që ishte ndezur. Trupi i tij u gjet në parkingun e shtëpisë së motrës së tij që jeton në Greqi.
(E.H/Faxweb.al)
/faxweb
