Skip to content

Detaje të reja nga vdekja në Dropull, këngëtari kishte fjetur i dehur në makinë

Detaje të reja nga vdekja e këngëtarit dhe klarinetistit Vasil Konomi në fshatin Goranxi të Dropullit kanë dalë në dritë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. Mësohet se Konomi kishte fjetur me makinën e ndezur dhe kishte qenë në gjendje të dehur.

Ai është gjetur i pajetë pranë makinës, ndërsa makina ishte ende e ndezur. Konomi jetonte me prindërit që e kanë kërkuar, dhe pas 24 orësh ishte kunati që kallëzoi në Polici për humbje personi.

Dyshohet se Konomi është helmuar nga gazrat e makinës ndërkohë që ishte ndezur. Trupi i tij u gjet në parkingun e shtëpisë së motrës së tij që jeton në Greqi.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb