Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë rrahur në mënyrë brutale një italian.
Sipas mediave italiane, dy shqiptarët e identifikuar si Orges Falli 34-vjeç dhe Enriko Jashari 22-vjeç, rrahën brutalisht babin e një vajze të mitur, Daniele Vecellio. Italiani përfundoi në koma pas dhunës së ushtruar nga dy shqiptarët.
Incidenti ndodhi më 16 janar, por arrestimi i dy shqiptarëve është bërë vetëm dy ditë më parë, për shkak të vështirësisë së identifikimit të tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali në Corso Cavour Vecellio.
/faxweb
